Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite për Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Hifzi.
Sipas njoftimit të MPJD-së, Konjufca e ka falënderuar ambasadorin Hifzi për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.
Ai gjithashtu ka vlerësuar raportet miqësore mes dy vendeve dhe ka shprehur gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët.
“Zëvendëskryeministri Konjufca i uroi ambasadorit Hifzi suksese në angazhimet e tij të ardhshme”, thuhet në fund të njoftimit



Të tjera
Haxhiu priti n`takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite
Messi bëhet pronar i Cornella-s, nis një epokë e re për klubin katalanas
Qëndroni larg hamburgerëve, trashin dhe shkaktojnë probleme të tjera