Komandanti i KFOR-it, Özkan Ulutaş, ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikolaos Dendias, transmeton KosovaPost.
Sipas njoftimit të KFOR-it, gjatë takimit Ulutaş ka ofruar informacion mbi situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, aktivitetet në vazhdim të KFOR-it dhe prioritetet e tij kryesore për të ardhmen.
“Gjeneral Major Ulutaş gjithashtu shprehu vlerësimin e tij për kontributin afatgjatë të Greqisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.”, thuhet tutje.



Të tjera
Pse marrëdhëniet moderne janë më të brishta?
Kurti: Kosova e fokusuar në zbatimin e Agjendës së Reformave
Bota ka shpresë, Trump jep lajmin për armëpushim mes Izr@elit dhe Libanit