Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, u takua me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Shqipërisë, Ermal Nufi, në selinë e KFOR-it, “Camp Film City”, përcjell KosovaPost.
Gjatë takimit, gjeneralmajor Ulutaş dha një pasqyrë të situatës aktuale të sigurisë në Kosovë, aktiviteteve të vazhdueshme të KFOR-it dhe prioriteteve të tij kryesore në të ardhmen.
Sipas KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş gjithashtu theksoi kontributin e gjatë të Shqipërisë në KFOR dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.



Të tjera
Kryesia e LDK-së mblidhet sot pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve
Gjatë pastrimit të shtëpisë, gruaja has në dy granata dore në bodrum
Barcola duhet të largohet nga PSG, Liverpooli mund ta bëjë pasuesin ideal të Mohamed Salah