Ministria e Kulturës dhe Turizmit, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për restaurimin e Xhamisë së Vjetër të Orllanit, një nga objektet me vlera historike dhe kulturore në Komunën e Podujevës, përcjell KosovaPost.
Në ceremoninë e fillimit të punimeve ishte e pranishme ministrja Saranda Bogujevci me bashkëpunëtorë, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi e kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat Sahiti.
“Xhamia e Vjetër e Orllanit është ndërtuar fillimisht në shekullin XVIII, ndërsa struktura ekzistuese daton nga vitet ’60. Ajo u dogj tërësisht gjatë luftës së fundit në vitin 1999 dhe mbeti për vite në gjendje të rënduar”, u tha në njoftimin e Ministrisë.
Sipas njoftimit, projekti për restaurimin e kësaj xhamie do të jetë me vlerën rreth 500 mijë euro. /Klankosova.tv



Të tjera
Mediat ndërkombëtare e quajnë të rëndësishëm vendimin për rastin “Banjska”
Arsyet pse nuk keni fat në dashuri
Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës