Belind Këlliçi, deputet i PD-së, ka publikuar një komunikim në një grup të Ëhatsappit, ku ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka përdorur një gjuhë të papranueshme ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
Në mesazhet e publikuar, Hoxha shihet të ketë shkruar një fjali aspak diplomatike.
“Po ata idiotët shqiptarë atje cfarë thonë?” – është pyetja që ka shkruar Hoxha në një “reply” ndaj Denion Meidanit, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni të Veriut, shkruan Gazeta Politika.
Deputeti i PD-së ia ka kërkuar dorëheqjen Hoxhës, duke e quajtur mesazhin e Hoxhës si ofendim ndaj shqiptarëve në Maqedoni të Veriut.
“Ferit Hoxha nuk mund të jetë një kryediplomat i Tiranës nëse mendon në këtë mënyrë për shqiptarët.
Edhe nëse do të ishte në një audiencë të kufizuar, të kontrolluar dhe me besim të plotë në konfidencialitet, një diplomat karriere që i është besuar drejtimi i Ministrisë së Jashtme s’ka se si të përdorë këtë gjuhë. Eshtë e papranueshme” – ka shkruar ai.
Ndërsa Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë e ka mohuar autencitetin e këtij mesazhi.
“Ato nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. Komunikimi i servirur publikut është i paqenë. Është për të ardhur keq që pretendime të tilla fabrikohen dhe më pas amplifikohen nga aktorë politikë në vend.
Kjo nuk është hera e parë që në arenën publike hidhen pretendime se anëtarë të shërbimit të jashtëm gjoja shkelin betimin e tyre.
Ministri Hoxha shpreh besim të plotë në ndershmërinë dhe profesionalizmin e Shërbimit të Jashtëm, i cili vijon të përmbushë detyrat me përkushtim, duke u fokusuar në punën e tij dhe duke mos u ndikuar nga zhurmat dhe tymnajat e qëllimshme”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Politika.
E në një reagim tjetër, Këllici ia ka postuar edhe një “screenshot” të ri, ku shihet që Hoxha ka fshirë tashmë fjalinë politikisht jokorrekte.



Të tjera
Test: Jeni romantike apo racionale?
Nagavci kujton ofertat e LVV-së për LDK-në dhe PDK-në, thotë se mund të shmangen zgjedhjet
Ke probleme me mbipeshën? Hiq dorë nga pesë zakone