Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje në krizat e fundit politike dhe institucionale në vend.
Bajrami përmes një postimi në Facebook ka thënë se LVV kishte mbajtur rreth 60 seanca në Kuvend për të arritur qëllimin e zgjedhjes së Albulena Haxhiut si kryeparlamentare, raporton KlanKosova.tv.
Tutje, ajo deklaron se pas këtij qëndrimi LVV tash e do presidentin me ‘çdo kusht’ duke ‘sakrifikuar’ pozitën e kryeparlamentarit në Kuvend.
“Në vitin 2025 janë mbajtë rreth 60 seanca për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit dhe asnjë seancë për të bërë ndonjë zgjidhje për qytetarët e vendit.Kur ata nuk arritën ta bëjnë kryetaren e Kuvendit, e çuan vendin në zgjedhje.Sot, thonë: “kryetarin e Kuvendit e japim” por presidentin e dojmë me çdo kusht”, ka shkruar Bajrami.
Postimi i plotë:
Në vitin 2025 janë mbajtë rreth 60 seanca për ta bërë Albulenën kryetare të Kuvendit dhe asnjë seancë për të bërë ndonjë zgjidhje për qytetarët e vendit.
Kur ata nuk arritën ta bëjnë kryetaren e Kuvendit, e çuan vendin në zgjedhje.
Sot, thonë: “kryetarin e Kuvendit e japim” por presidentin e dojmë me çdo kusht.
Dhe për këtë, Kurti prapë po e çon vendin në zgjedhje, madje po paralajmëron edhe zgjedhje të tjera pas atyre që do të mbahën në qershor.
Në ndërkohë:
Çmimet rriten çdo ditë.
Rinia po ikë.
Albini i ka 51%.
Me minoritetet – 66 deputetë.
E ka qeverinë krejt vetë, me 19 ministri e
4 miliardë euro buxhet në dispozicion.
Por të gjitha këto nuk po i mjaftojnë.
Kërkon pushtet më shumë se përgjegjësi. Ai po kërkon me sundu jo me qeverisë. Dhe meqë është derivat i krizave nuk i rrihet pa krizë, por ta dini se kostot e sjelljeve të tij janë dëme të pariparushme jo vetëm për qytetarët, por edhe për shtetin e Kosovës.
Kosova e ka armikun e jashtëm, e dimë të gjithë cili është, por jostabiliteti politik është armiku më i madh brenda vendit.



Të tjera
Test: Jeni romantike apo racionale?
Nagavci kujton ofertat e LVV-së për LDK-në dhe PDK-në, thotë se mund të shmangen zgjedhjet
Ke probleme me mbipeshën? Hiq dorë nga pesë zakone