Hamza premton grante investive deri në 30 për qind për bizneset

Hamza iu drejtohrt qytetarëve me një video-mesazh

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka kritikuar kryetarin e VV-së, Albin Kurti për qëndrimin e tij karshi çështjes së Presidentit.

Hamza me anë të një videoje të publikuar tha se Kurti po tenton t’ia hedh fajin opozitës për dështimin e zgjedhjes së Presidentit.

“Edhe sot, në vend të reflektimit, po vazhdojnë fajësimet dhe manipulimet e zakonshme. “Ofertat” në minutat e fundit nuk janë gjë tjetër veçse lojë politike për t’u arsyetuar para qytetarëve, jo përpjekje serioze për të ofruar zgjidhje. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe mbetet parimor.”, shkroi ndër të tjera në postimin e bërë.

Kurse, në video, hamza tha se Kurti po kërkon nënshtrim dhe jo bashkëpunim.

“Edhe tani, ai po kërkon nënshtrim, jo bashkëpunim. Po e kërkon përkrahjen tonë, jo për shtetin, por për pushtetin e tij. Jo për stabilitetin e vendit, por për stabilitetin e tij politik. “, tha ndër të tjera ai, duke thënë se partitë duhet të kthehen tek qytetarët.

VIDEO: