Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas një incidenti të armatosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ishte prezent presidenti Donald Trump, duke vlerësuar reagimin e institucioneve të sigurisë.
Në një deklaratë publike, ai është shprehur se “reagimi i institucioneve të sigurisë të Amerikës na bëri krenarë dje. Edhe një sulmues u mposht, ashtu siç do të mposhten çdo herë”.
Autoritetet amerikane po trajtojnë rastin, ndërsa liderë të ndryshëm kanë shprehur solidaritet me SHBA-në. /Telegrafi/


Të tjera
Një transferim i paralajmëruar prej muajsh dështon për Real Madridin
KB Trepça rinovon kontratën e Hajrizit: +12 muaj për 12-shin e skuadrës
Disa strategji për të dominuar konkurrencën