MINT publikon çmimet e reja të derivateve për 21 dhe 22 qershor

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara për produktet e naftës, të cilat do të vlejnë për datat 21 dhe 22 qershor 2026.

Sipas vendimit të MINT-it të datës 4 qershor 2026, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.39 euro për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.33 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.67 euro për litër.

Autoritetet kanë njoftuar se këto çmime vlejnë për ditën e diel dhe të hënën, ndërsa hyjnë në fuqi nga ora 10:00.