Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me SSC Napoli, duke siguruar qëndrimin e tij në klubin italian deri në vitin 2029.
Sipas gazetarit Nicolo Schira, marrëveshja është finalizuar dhe firmosur, duke i dhënë fund çdo spekulimi mbi të ardhmen e mbrojtësit prizrenas.
Me kontratën e re, Rrahmani do të përfitojë rreth 3.8 milionë euro në sezon, një rritje e konsiderueshme krahasuar me 2.5 milionë euro që përfitonte më parë.
Pavarësisht interesimit konkret nga Fenerbahçe SK dhe disa klubeve nga Lindja e Mesme, 30-vjeçari ka zgjedhur të vazhdojë karrierën në Napoli, ku është një nga shtyllat kryesore të mbrojtjes që prej transferimit në vitin 2020.
Rinovimi i kontratës konfirmon besimin e klubit ndaj performancave të tij dhe rolin e rëndësishëm që ai vazhdon të ketë në skuadër.



Të tjera
Përse duhet të hiqni dorë njëherë e mirë nga pirja e shishës
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
Erdogan: Turqia do të vazhdojë të udhëheqë me KFOR-in