Kuvendi miraton rezolutën për Luginën, Haxhiu: Hap i rëndësishëm ndaj bashkëkombësve tanë

U.d. Presidentja shpreh solidaritet me SHBA-në pas sulmit në Uashington

U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit të ndodhur në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë në Uashington, përcjell KosovaPost.

Në reagimin e saj, U.d. Presidentja Haxhiu shprehu solidaritet me popullin amerikan dhe lehtësim që Presidenti Donald Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë jashtë rrezikut.

“Pas sulmit shqetësues në Darkën e Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, jemi pranë popullit amerikan. Të lehtësuar që Presidenti Trump, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt. Zyrtarit të plagosur i urojmë shërim të plotë dhe qëndrojmë pranë Shteteve të Bashkuara në këtë moment të vështirë”, thuhet në reagimin e U.d. Presidentes Haxhiu.

Tutje theksohet se Republika e Kosovës dënon çdo akt dhune dhe qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, partnerit dhe aleatit të saj strategjik.