Nga Ensar Ajdini
Sjellja aktuale e partive politike dhe deputetëve në Kosovëmund të duket paradoksale. Por, në një vështrim më realist, paradoksale do të ishte e kundërta: që ata të vepronin ndryshe.
Sepse, në një sistem ku interesi partiak dhe ai personal kanëzëvendësuar prej kohësh interesin publik, bllokimi institucionalnuk është devijim — është metodë.
Çështja e zgjedhjes së presidentit është vetëm manifestimi iradhës i këtij realiteti. Formulisht, bëhet fjalë për një detyrimkushtetues, një moment që kërkon përgjegjësi politike dheinstitucionale. Në praktikë, është shndërruar në një mjet presionidhe kalkulimi, ku secila palë mat jo nevojat e shtetit, porpërfitimet e veta elektorale.
Është e qartë se për një pjesë të opozitës, interesi politik është idrejtpërdrejtë: dërgimi i vendit në zgjedhje të reja. Dhe për ta arritur këtë, zgjedhja e presidentit është parë si rruga më e shkurtër — përmes bojkotit, mungesës së kuorumit dhemosushtrimit të funksionit për të cilin janë votuar.
Problemi është se kjo skemë nuk është e re. Vetëm para tremuajsh vendi kaloi nëpër zgjedhje të parakohshme, pikërisht sipasojë e bllokimeve politike. Para tyre, zgjedhjet e rregullta tëmbajtura pak muaj më herët nuk prodhuan institucionefunksionale, sepse rezultati nuk u përshtatej interesave tëaktorëve politikë.
Pra, nuk kemi të bëjmë me një krizë të izoluar, por me një cikëltë përsëritur: zgjedhje, bllokim, zgjedhje — një rreth vicioz kuvota e qytetarit përdoret, por rrallë respektohet në thelb.
Në këtë sfond, një rol jo të vogël në deformimin e debatit publike luan edhe ajo që prezantohet si “analizë”. Një pjesë e analistëve mediatikë, të vetëshpallur si interpretues të interesitpublik, shfaqen çdo ditë për të “ndriçuar” opinionin. Por në vend që të artikulojnë qartë se çfarë përbën interes publik në këtësituatë, ata shpesh reduktohen në zëdhënës të kampeve politike.
Debati nuk zhvillohet mbi parime, por mbi pozicionime. Nukflitet për shtetin, por për partitë. Nuk analizohet interesi publik, por kalkulohet se cili skenar i shërben më shumë njërës palë apo tjetrës.
Në këtë përplasje, pushteti duket më i qetë në diskurs — jo domosdoshmërisht për shkak të një superioriteti moral, porsepse, në rrethanat aktuale, interesi i tij përputhet me atë që, tëpaktën në këtë rast, mund të konsiderohet interes publik: shmangia e një cikli tjetër zgjedhor të panevojshëm.
Megjithatë, kjo nuk e përjashton përgjegjësinë e tij. Qeveria ka bërë lëvizje të nxituara dhe taktike, duke hyrë në një lojë që e dinte se ishte e paracaktuar të bllokohej. Sepse, në thelb, opozitanuk e ka parë asnjëherë procesin e zgjedhjes së presidentit si njëqëllim në vetvete, por si instrument për të rrëzuar qeverinë dhepër të rikthyer vendin në zgjedhje.
Ajo që mungon është sinqeriteti politik. Sepse dëshira përzgjedhje të reja është legjitime në një sistem demokratik. Por ajoduhet të artikulohet hapur, jo të maskohet pas preteksteveprocedurale dhe retorikës për “parime”.
Të pretendohet se nga opozita nuk kërkohen zgjedhje, ndërkohëqë çdo veprim çon drejt tyre, është më shumë se hipokrizi — është një përpjekje për të manipuluar perceptimin publik.
Nga ana tjetër, është po aq jorealiste të besohet se qeveriaaktuale ka interes të shkojë në zgjedhje të reja. Me një rezultat tëfortë të siguruar vetëm pak muaj më parë, dhe me rrezikun real të humbjes së mandateve në një proces të ri zgjedhor, logjikapolitike e përjashton një skenar të tillë si dëshirë e saj.
Madje, paradoksi shkon edhe më tej: një proces i ri zgjedhor jo vetëm që nuk e garanton zgjidhjen e çështjes së presidentit ngaana e partisë në pushtet, por mund ta thellojë krizën, duke prodhuar një parlament edhe më të fragmentuar dhe më pakfunksional.
Prandaj, mbi këtë bazë, akuzat e partive opozitare se vendi po shkon sërish në zgjedhje sepse këtë po e dëshiron partia nëpushtet, përbën një fyerje për inteligjencën e qytetarëve neutral, por kjo fyerje shtrihet edhe ndaj inteligjencës së vetë votuesve tëtyre besnikë.
Në fund, e gjithë kjo situatë e zhvesh nga iluzionet një të vërtetëtë thjeshtë: në Kosovë, interesi publik shpesh përdoret si term, por rrallë si udhërrëfyes.
Zgjedhja e presidentit nuk është thjesht një procedurëkushtetuese. Është një test i pjekurisë politike. Dhe deri më tani, ky test po dështon — jo për shkak të mungesës së mekanizmave, por për shkak të mungesës së vullnetit për ta vënë shtetin mbiinteresin partiak.
Derisa kjo logjikë të ndryshojë, çdo krizë e re do të duket e njohur. Dhe çdo “zgjidhje” do të jetë vetëm një shtyrje e problemit për më vonë.
Prizren, 27.04.2026



Të tjera
10 karakteristikat e njerëzve vërtet të pjekur
Konjufca dhe Mulhaxha-Kollçaku tërhiqen nga kandidatura për presiden
Qeveria miraton disa vendime në mbledhjen e 15-të elektronike