Kuvendi i Kosovës ka thirrur për sonte seancë të jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit, përcjell KosovaPost.
Kjo seancë është thirrur vetëm pak kohë pasi përfundoi një seancë tjetër ku u diskutua për këtë temë, e ku të pranishëm ishin vetëm deputetët e VV-së, pasi ajo u bojkotua nga opozita.
Për këtë ka njoftuar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu, duke thënë se Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha janë kandidate të reja.
“Sot kam pranuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për thirrjen e një seance të jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit, e cila do të mbahet sot në orën 20:30. Në kuadër të kësaj kërkese janë propozuar dy kandidatura për President: Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha. I ftoj që të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës që të marrin pjesë në këtë seancë, në përputhje me obligimet e tyre kushtetuese.”, ka shkruar kryeparlamentarja Albulena Haxhiu.



Të tjera
Pijet energjike që ju ndihmojnë gjatë ditës
SHBA vendos rekord me topin më të madh të futbollit në botë
Çfarë të hani kur keni aciditet të lartë në stomak?