Djali i Zidane rrezikon Kupën e Botës – Ekonomia Online

Djali i Zidane rrezikon Kupën e Botës

TURIN, ITALY – MARCH 31: Luca Zidane of Algeria issues instructions during an international friendly match between Algeria and Uruguay at Allianz Stadium on March 31, 2026 in Turin, Italy. (Photo by Chris Ricco/Getty Images)

Luka Zidane, portieri i Algjerisë dhe djali i legjendës franceze, Zinedine Zidane, është në rrezik për të luajtur në Kupën e Botës.

Ai pësoi një frakturë në nofull dhe mjekër në ndeshjen e fundit të Granadas, pas një përplasje me një nga futbollistët kundërshtar të Almerias.

27-vjeçari pritet të humbasë pjesën tjetër të sezonit dhe mund të qëndrojë jashtë fushave edhe më gjatë nëse i duhet një ndërhyrje kirurgjikale.

Lëndimin e Luca Zidane e ka konfirmuar edhe skuadra e Granadas, përmes një deklarate zyrtare.

“Lojtari, në konsultim me stafin mjekësor të klubit, do të vendosë në orët në vijim për rrjedhën e trajtimit që do të ndiqet”, thuhet në njoftim.