Komandanti i Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutas, vizitoi selinë e NATO-s në Bruksel dhe mori pjesë në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut, transmeton Anadolu.
Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmilla Shekerinska, në një deklaratë në platformën sociale amerikane X, bëri të ditur se është takuar me gjeneralmajorin Ulutas në selinë e NATO-s në Bruksel.
Shekerinska theksoi se Ulutas mori pjesë edhe në mbledhjen e Këshillit të Atlantikut të Veriut.
Duke nënvizuar se NATO mbetet fuqishëm e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, ajo tha: “KFOR-i vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në kuadër të mandatit afatgjatë të Kombeve të Bashkuara”.
Ushtarët turq shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it që nga viti 1999.
Turqia mori për herë të parë komandën e KFOR-it më 10 tetor 2023 për një periudhë njëvjeçare dhe së fundmi e mori përsëri këtë komandë më 3 tetor 2025.



Të tjera
Haxhiu deklarohet për takimin me Radoniqin
Takimi për zgjedhjet e reja, PDK, LDK dhe AAK i përgjigjen ftesës së Haxhiut
Mjafton të përdoret vetëm një herë marihuana, për t’ia shkaktuar këtë gjë trurit tuaj