Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq, ka deklaruar se pretendimet se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten ta sulmojnë Serbinë janë “marrëzira”, duke theksuar se me njerëz që përhapin narrativa të tilla është vështirë të ndërtohen marrëdhënie normale dhe miqësore.
Duke folur për fqinjët, presidenti Zoran Milanoviq tha se Kroacia “nuk e sheh askënd si armik, dhe shpresoj që as ne askush të mos na konsiderojë seriozisht si armik, përveç atyre që flasin kot se Kroacia, Shqipëria dhe Kosova po përgatiten të sulmojnë Serbinë”.
“Me njerëz të tillë është vështirë të punohet dhe të ndërtohen marrëdhënie normale dhe miqësore, drejt të cilave synojmë”, shtoi presidenti Milanović. “Ne e dimë kush jemi, e dimë për çfarë jemi të aftë, e dimë se nuk kemi armiq dhe se duam të ndërtojmë marrëdhënie paqësore dhe të civilizuara, në dobi të ndërsjellë dhe të gjithanshme”, përfundoi presidenti Milanoviq.
Përveç presidentit Milanović, në akademinë solemne folën edhe presidenti i Shoqatës së veteranëve të Brigadës së 3-të të Gardës së Ushtrisë Kroate “Kune”, Kreshimir Shiposh, kryetari i qytetit të Slavonski Brod, Mirko Duspara, prefekti i Qarkut Brodsko-Posavina, Danijel Marushiq, komandanti i luftës i Brigadës së 3-të të Gardës “Kune”, Mladen Kruljac, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Kroacisë, gjeneral-kolonel Tihomir Kundid, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i veteranëve të Kroacisë, përfaqësues i Kryeministrit të Kroacisë, Tomo Medved.



Të tjera
Bajqinovci: Opozitës i kërkuam emra për president mbipartiak, por nuk pati asnjë lëvizje
Mos e ndaloni asnjëherë teshtimën
Wright: Do tronditesha nëse BE nuk e mbështet Ndërlidhjen Jugore