Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Ekstradohet nga Norvegjia në Kosovë i kërkuari nga INTERPOL-i

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitet relevante dhe institucionet e drejtësisë, më 29.04.2026 ka realizuar ekstradimin e shtetasit kosovar F.B. nga Norvegjia në Kosovë.

I dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet norvegjeze pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër-rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë në Kosovë, pasi i ishte shmangur organeve të drejtësisë.

Ekstradimi është realizuar në bazë të ligjeve në fuqi dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre norvegjeze.

Pas ekstradimit, i dyshuari i është dorëzuar njësive përkatëse të Policisë në rajonin e Pejës për vazhdimin e procedurave të mëtejme ligjore.