“Zv/kryeministër dhe 4 ministri”, Deputeti i VV zbulon ofertën e Kurtit për Abdixhikun

“Zv/kryeministër dhe 4 ministri”, Deputeti i VV zbulon ofertën e Kurtit për Abdixhikun

Enver Dugolli, ish-deputet i VetëVendosjes, ka diskutuar lidhur me situatën aktuale për zgjedhjet e parakoshme që e presin Kosovën.

Dugolli është ndalur te arsyet që çuan vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. I pyetur se pse nuk u gjet një kompromis  por duhet të kalohej në këto zgjedhje të jashtëzakonshme, Dugolli  theksoi se: “ Është një adresim i gabuar për VetëVendosjen që e çoi vendin në zgjedhje. VetëVendosje si mazhorancë ka fituar zgjedhjet me 28 dhjetor me 51.1%, të gjitha përpjekjet VV i ka bërë për të evituar zgjedhjet e parakohshme sepse janë të panevojshme”.

Më tej, Dugolli shtoi se Kurti ka propozuar një ofertë konkrete pë Lumir Badixhikun.

“Që në fillim me kontaktet që janë zhvilluar mes Kurtit dhe liderve të opozitës, është dukur sikur kanë një interesim, duke ardhur si një shpresë kjo sepse mund të dilej nga kjo situatë. Ky ishte dhe vullneti ynë, por më pas diskutimet kanë pasur një ecuri jo të frytshme.

LDK ka thënë që duhet një marrëveshje klasike politike për të dalë nga kjo situatë dhe ne e kemi kuptuar si një mesazh që LDK dëshiron të ketë pjesë në qeverisje. Kemi pasur ofertë për të dalë nga kjo situatë nga ku Kurti i ka proprozuar Abdixhikut që të jetë zëvendës kryeministër i parë dhe të ketë dhe 4 ministri por, është refuzuar pa asnjë arsye. Gjithmonë është justifikuar. Kjo ofertë ishte me qëllim të hapej një kapitull i ri me LDK-në”, ka thënë Dugolli./euronews