Disa parti politike e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin konsultativ të thirrur nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, për caktimin e datës së zgjedhjeve të reja parlamentare, i cili pritet të mbahet sot në orën 15:00.
Përfaqësues të subjekteve politike, PDK, LDK dhe AAK, që deri ishin në opozitë kanë bërë të ditur se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Presidencës.
Sekretarja e Përgjithshme e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, konfirmoi pjesëmarrjen, duke deklaruar: “Po kemi marrë ftesë dhe marrim pjesë. Takimi mbahet në orën 15:00”, tha ajo.
Pjesëmarrjen e ka konfirmuar edhe deputetja e Lidhja Demokratike e Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e cila u shpreh shkurt se ‘do të marrin pjesë në takim’.
Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e konsultimeve, ku do të përfaqësohet nga nënkryetari Ardian Gjini.
Takimi vjen pas koordinimit të Presidencës me kryesuesin e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ku janë diskutuar afatet ligjore, përgatitjet administrative dhe nevoja për një proces zgjedhor pa vonesa dhe me standarde të larta profesionale.



Të tjera
Largoni kokëdhimbjen pa pilula
Ndiheni të lodhur, shprehitë e thjeshta që ju mbushin energji
Gjysmëfinalet e Europa League: Vëmendja te përballja angleze Nottingham-Aston Villa