Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje ndaj bashkëshortes dhe tre fëmijëve të tyre.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më .05.2026, rreth orës 18:00, kur i dyshuari, duke qenë nën ndikimin e alkoolit, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj familjarëve të tij.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari, përveç dhunës psikike, dyshohet se ka dëbuar nga shtëpia bashkëshorten dhe tre fëmijët e tyre.
Pas ndërhyrjes së Policisë, i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti po trajtohet si dhunë në familje.



Të tjera
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
Meloni përsërit: Italia nuk do të marrë pjesë në súlmet në Iran!
Trump me kritika ndaj Spanjës: Është vend i tmerrshëm në NATO, nuk paguajnë asgjë