Në xhaminë e Shipolit në Mitrovicë, të premten sot është arritur pajtimi mes dy familjeve pas një periudhe të gjatë hasmërie, veprim ky që sipas imamit të këtij objekti fetar, u quajt dicka që ia kthen shpresën shoqërisë kosovare.
Sipas tij, dy familjet kanë vendosur të lënë pas konfliktin dhe të zgjedhin rrugën e faljes dhe mirëkuptimit.
“Pas një periudhe të gjatë hasmërie, dy familje vendosën të lënë pas dhimbjen dhe të zgjedhin rrugën e faljes, respektit dhe pajtimit. Ky moment nuk ishte vetëm një marrëveshje mes tyre, por një shembull i fuqishëm për gjithë komunitetin, që paqja gjithmonë është më e fortë se përçarja”, ka shkruar ai në Facebook, transmeton kp.
Sipas tij, ky akt përfaqëson një fitore jo vetëm për familjet e përfshira, por për gjithë komunitetin në Mitrovicë.
“Sot, Mitrovica fitoi më shumë se dy familje, fitoi uniteti”, shkroi Latifi.
Ky akt u krye në një datë simbolike që lidhet me aksionin e madh të pajtimit të gjaqeve, që ishte mbajtur më 1 maj 1990 te Verrat e Llukës në Decan.



Të tjera
Trump: SHBA-ja duhet ta mbajë Netanyahun “pak të shëndoshë mendërisht” në lidhje me Libanin
Mjedra për të humbur peshë
Juventusi kontakton agjentin e Dybalas, por lojtari ka tjetër prioritet