Luan Haradinaj, djali i Shkëlzen Haradinajt, është martuar sot (e premte), në një ceremoni familjare që është mbajtur në Gllogjan, në kullën e familjes Haradinaj.
Nga dasma janë publikuar edhe fotografi nga disa prej të pranishmëve, të cilët kanë uruar çiftin për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre.
Ndërkohë, në një video të shpërndarë nga fotografi Norik Uka, Luani dhe partnerja e tij Anila shihen të buzëqeshur dhe më të lumtur se kurrë, teksa festojnë një nga ditët më të rëndësishme të jetës së tyre.
Pjesë e ceremonisë, siç pritej, kanë qenë edhe figura të njohura të familjes Haradinaj. Në dasmë janë parë ish-kryeministri Ramush Haradinaj, në shoqërinë e bashkëshortes së tij Anita, si dhe deputeti Daut Haradinaj me bashkëshorten e tij, Lolën.
Dasma në Gllogjan ka sjellë atmosferë festive dhe urime të shumta për çiftin, ndërsa pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë marrë vëmendje të madhe.



Të tjera
Kurti s’e komenton gatishmërinë e LDK-së për koalicion
Gërvalla: Flasim me SHBA edhe për gazin, por vendimet i bazojmë në interesin e Kosovës
Katër mënyra natyrale për të ndihmuar në lehtësimin e çrregullimit të humorit