Ndërmarrja “Trepça” bën të ditur se, në hapësirat e saj janë evidentuar dy raste të vjedhjes së pjesëve të trafove.
Sipas njoftimit, trafot e përfshira nuk kanë qenë në funksion për një periudhë të gjatë kohore dhe më herët kanë shërbyer në njësi që aktualisht janë jashtë funksionit (pasive). Si rrjedhojë, nga ndërmarrja theksojnë se këto raste nuk kanë ndikim në afarizmin dhe operimin aktual.
Tutje bëhet e ditur se pajisjet në fjalë kanë qenë në proces të planifikuar për zhvendosje edhe para se të ndodhte rasti i vjedhjes.
Menaxhmenti i “Trepçës” ka bërë të ditur se do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë formimin e komisioneve për vlerësimin e dëmit dhe shqyrtimin e plotë të rrethanave, si dhe do të bashkëpunojë me organet kompetente.



Të tjera
Haxhiu në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetaria me integritet është thelb për demokracinë
Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes
Britania dhe Finlanda mbështesin lirinë e medias në Kosovë