Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në detyrë, Armend Muja, ka njoftuar se janë nënshkruar orientimet indikative të Programit të Pagesave Direkte për vitin 2026, të strukturuara sipas sektorëve strategjikë të bujqësisë dhe në përputhje me metodologjinë e Bashkimit Evropian.
Në sektorin e drithërave, mbështetja për grurin arrin deri në rreth 433 €/ha, ndërsa për misrin deri në 329 €/ha. Për kulturat si elbi, tërshëra dhe thekra, mbështetja standarde është 304 €/ha. Ndërkohë, për kultura të caktuara si fasulja dhe patatja, subvencionet mund të arrijnë deri në 754 €/ha.
Në blegtori, mbështetja përfshin 90 €/kokë për lopët qumështore, 30 €/kokë për delet dhe dhitë, si dhe subvencione për sektorë të tjerë si shpezëtaria, derrtaria dhe bletaria.
Programi gjithashtu parasheh mbështetje për cilësinë e qumështit, ku pagesat variojnë nga 0.02 deri në 0.07 €/litër, në varësi të klasës.
Nga Ministria bëhet e ditur se këto orientime janë indikative dhe mund të pësojnë ndryshime gjatë procesit të konsultimeve dhe finalizimit të programit, në varësi të prioriteteve dhe numrit të aplikuesve.



Të tjera
Haxhiu në Ditën e Lirisë së Shtypit: Gazetaria me integritet është thelb për demokracinë
Kujdesi ndaj lëkurës, pesë hapat që duhet t’i bëni çdo mëngjes
Britania dhe Finlanda mbështesin lirinë e medias në Kosovë