BE përshëndet ngritjen e Kosovës në indeksin e mediave, kërkon vazhdim të përparimit

BE përshëndet ngritjen e Kosovës në indeksin e mediave, kërkon vazhdim të përparimit

Ushtruesja e detyrës së shefes së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, ka vlerësuar si inkurajues avancimin e Kosovës për 15 pozita në renditjen e Organizatës Botërore “Reporterët pa Kufij”.

Ajo theksoi se ky progres duhet të ruhet dhe të mbështetet nga zyrtarët publikë dhe institucionet politike, të cilat kanë përgjegjësi për krijimin e një mjedisi të favorshëm për median.

“Ky përparim tani duhet të mbahet nga zyrtarët publikë dhe institucionet politike që ndajnë përgjegjësinë për sigurimin e një mjedisi që mundëson zhvillimin e mediave”, u shpreh Palatova.

Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë lirinë e shprehjes dhe zhvillimin e mediave në Kosovë.

3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.

Në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2026, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban sot panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave.