Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar 3 majin e vitit 1999, kur forcat serbe ndalën kolonën e civilëve nga fshatrat Vraniq, Bukosh, Savrovë e Sopijë, të cilët po dëboheshin me dhunë drejt Shqipërisë, përcjell KosovaPost.
Sipas tij, nga kjo kolonë 35 vëllezër e motra u ndanë me forcë dhe u masakruan në oborrin e shkollës së Bukoshit, pa u kursyer as të miturit e as të moshuarit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se familje të tëra kanë dhënë gjakun e tyre për lirinë e Kosovës.
“Kjo sakrificë na obligon që të mos ndalemi kurrë në kërkimin e drejtësisë dhe në ndëshkimin e atyre që urdhëruan e kryen krime kundër shqiptarëve”, ka shkruar ai.



Të tjera
Agon Bytyqi rizgjidhet zëvendësdrejtor i AKI-së edhe për një mandat pesëvjeçar
Kurti takohet me komandantin e KFOR-it, diskutohet për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë
Keni shtuar kile gjatë karantinës? Zgjidhja më e mirë është ‘dieta’ 80 me 20