Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, u ka uruar mirëseardhje pjesëmarrësve të samitit të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, duke theksuar rëndësinë e këtij takimi për forcimin e bashkëpunimit në kontinent.

Përmes njoftimit në X, ai është shprehur se është “kënaqësi e madhe të mirëpresë kolegët dhe partnerët në Jerevan”, duke e cilësuar kryeqytetin armen si “zemra rrahëse e Evropës” gjatë këtij samiti.
Pashinyan ka theksuar gjithashtu se pret diskutime mbi çështje kyç dhe angazhime që do të çojnë drejt partneriteteve më të forta dhe më premtuese mes vendeve pjesëmarrëse.
Krahas mesazhit, ai ka publikuar edhe foton familjare të liderëve që marrin pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare. Në mesin e tyre ndodhen edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.



Të tjera
Aksioni i Policisë: Mbyllen 9 lokale të muzikës live dhe 10 qendra masazhi
Zgjimi i hershëm nga gjumi ul rrezikun për kancer të gjirit
Aeroplani i Brazilit kthehet në shtëpi vetëm me një lojtar të ekipit kombëtar pas debaklit në Kupën e Botës