Prokuroria Themelore në Prizren ka siguruar urdhëresën e gjykatës për ngrirjen e 42 pronave, me vlerë të përgjithshme rreth 3 milionë euro, në kuadër të një hetimi për disa vepra penale që lidhen me pronat.
Sipas njoftimit zyrtar, rasti ka të bëjë me dyshimet për falsifikim të dokumenteve, legalizim të përmbajtjes së rreme dhe mashtrim, me qëllim përfitimi pasuror dhe pengim të kthimit të pronave tek pronari i ligjshëm.
Prokuroria ka bërë të ditur se ka siguruar Urdhrin Ndalues Përfundimtar për këto prona, duke mundësuar ngrirjen e tyre deri në përfundim të procedurave ligjore. Pas përfundimit të procesit penal, pritet që pronat t’i kthehen të dëmtuarit.
Në kuadër të hetimeve, janë duke u zhvilluar procedura penale ndaj tre personave, ndërsa dy prej tyre ndodhen nën masa sigurie për të garantuar praninë e tyre në procedurë.



Të tjera
Gjen unazën që i ra në tualet para 9 vjetësh
ANALIZA/ Si Vuçiç vuri nën kontroll pjesën më të madhe të medias në Serbi
Kosova bëhet edhe me një Konsullatë në SHBA