Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur alarmin për një formë të re mashtrimi që po rrezikon drejtpërdrejt sigurinë financiare të qytetarëve.
Sipas policisë, qytetarë të ndryshëm kanë pranuar mesazhe të rreme telefonike, përmes të cilave njoftohen se xhirollogaritë e tyre bankare rrezikojnë të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme. Mesazhet përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta, ku kërkohet futja e të dhënave personale dhe bankare.
Autoritetet bëjnë të ditur se, pasi qytetarët i fusin këto të dhëna, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë e tyre dhe të tërheqin mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme.
Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin çdo veprim të dyshimtë në internet apo përmes mesazheve telefonike.
Ndërkaq, policia jep disa këshilla konkrete:
Të mos hapen linke të panjohura të pranuara përmes SMS-ve apo aplikacioneve;
Të mos ndahen fjalëkalime, kode apo të dhëna personale në platforma të pasigurta;
Çdo rast i dyshuar të raportohet menjëherë në polici.
Policia thekson se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e qytetarëve dhe në luftimin e veprimeve të kundërligjshme, duke apeluar për vigjilencë maksimale nga të gjithë.



Të tjera
Aksioni i Policisë: Mbyllen 9 lokale të muzikës live dhe 10 qendra masazhi
Zgjimi i hershëm nga gjumi ul rrezikun për kancer të gjirit
Aeroplani i Brazilit kthehet në shtëpi vetëm me një lojtar të ekipit kombëtar pas debaklit në Kupën e Botës