Kryeministri britanik, Keir Starmer ka paralajmëruar për rritje të tensioneve mes presidentit Donald Trump dhe aleatëve evropianë, gjatë një takimi të liderëve në Armeni, ku u diskutuan krizat në Ukrainë dhe Iran.
Kryeministri britanik theksoi se marrëdhëniet ndërmjet aleatëve nuk janë në gjendjen që do të dëshironin vendet perëndimore, duke nënvizuar se “ka më shumë tension sesa duhet” dhe se kjo situatë kërkon një qasje të përbashkët nga shtetet partnere.
Komentet e tij vijnë në një moment kur Trump ka kritikuar disa vende të NATO-s për mungesë mbështetjeje ndaj SHBA-së lidhur me Iranin, ndërsa ka njoftuar edhe tërheqjen e 5 000 trupave amerikane nga Gjermania.
Takimi i zhvilluar në Jerevan u dominua nga shqetësimet për luftën në Ukrainë dhe përplasjet në Lindjen e Mesme, me frikën se kriza mund të ketë pasoja të gjera ekonomike dhe politike për vendet europiane.
Gjatë samitit, kryeministri Starmer njoftoi se Britania e Madhe do të nisë bisedimet për t’u bashkuar me kredinë prej 90 miliardë eurosh të Bashkimit Evropian për Ukrainën, një hap që synon të forcojë mbështetjen ushtarake dhe ekonomike për Kievin.
Në kuadër të takimit, ai zhvilloi bisedime me liderë të rëndësishëm evropianë, përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron dhe përfaqësues të Kommisionit Evropian, duke diskutuar gjithashtu nevojën për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit për të garantuar lirinë e lundrimit dhe tregtinë globale.
Ndërkohë, situata në rajon mbetet e tensionuar, pasi Irani pretendon se ka goditur një anije luftarake amerikane në këtë ngushticë, një pretendim që është mohuar nga ushtria amerikane.



Të tjera
200 mijë nënshkrime për UÇK-në – Gucati i dorëzon në Hagë
Anija e Koresë së Jugut përfshihet nga fl@kët pas shpërthimit në Ngushticën e Hormuzit
Shenjat e horoskopit që e kanë më të vështirë të dashurohen