Në podcastin “Rrugëtimi”, Fahrije Hoti ka ndarë edhe një nga momentet më të forta të jetës së saj, përballjen me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në Asamblenë e Kombeve të Bashkuara në prill të 2024-ës.
Ajo e përshkruan këtë përvojë si një rikthim të dhimbshëm në kujtimet e luftës.
Sipas saj, ndjesia e frikës nuk ishte zhdukur, pavarësisht viteve që kanë kaluar.
“Po unë e kam pas frikën. Kam mendu që prapë do të jem në dorën e tyre, aq egoja e tij, urrejtja e tij ndaj shqiptarëve, ka qenë hala prezent”, tregon Hoti për atë që pa në sytë e presidentit serb.
Megjithatë, ajo e konsideron të rëndësishme pjesëmarrjen dhe përfaqësimin në një forum ndërkombëtar, derisa i shpreh mirënjohje të thellë ish-presidentes Vjosa Osmani për guximin që në këtë asamble të paraqitej me katër gra, viktima të luftës.
Ky moment mbetet një nga më të ndjeshmit në rrëfimin e saj, duke reflektuar peshën emocionale të së kaluarës dhe rëndësinë e ballafaqimit me të.
Ish- presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York, në prill të vitit 2024 mori me vete katër heroina të Kosovës: Elhame Muqollin, Vasfije Krasniqi-Goodmanin, Shyhrete Tahiri-Sylejmanin dhe Fahrije Hotin.



Të tjera
Evropë: Një nga shtatë njerëz me HIV nuk e dinë që vuajnë nga infeksioni
Casemiro thotë se Neymari do ta pranonte edhe stolin për Kupën e Botës
Putin shpall armëpushim me Ukrainën më 8-9 maj