Vetëvendosje shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për Kryeministër për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lëvizja Vetëvendosje nis procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar për hapjen e procesit të brendshëm zgjedhor për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë, duke ftuar anëtarët e saj të aplikojnë për kandidaturë, transmeton KosovaPost.

Sipas njoftimit zyrtar, afati për dorëzimin e kandidaturave dhe mbledhjen e nënshkrimeve do të jetë nga 4 maji deri më 7 maj 2026. Gjatë kësaj periudhe, të gjithë anëtarët e qendrave të subjektit politik kanë të drejtë të kandidojnë, në përputhje me Statutin e lëvizjes.

Për të formalizuar kandidimin, aplikuesit duhet të dorëzojnë këto dokumente:

Deklaratën e kandidaturës

Kopjen e letërnjoftimit

Kopjen e kartelës së anëtarësisë

Listën me nënshkrime mbështetëse

Në njoftim theksohet se çdo kandidat që tërheq formularin e kandidaturës do të pajiset edhe me listën e kritereve mbi bazën e të cilave do të bëhet vlerësimi i tyre.

Dokumentet për aplikim janë të disponueshme në zyrat e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Ky proces konsiderohet pjesë e përgatitjeve të brendshme të subjektit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke synuar përfshirje më të gjerë të anëtarësisë në përzgjedhjen e përfaqësuesve politikë.