Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës

Kurti nga Jerevani: Anëtarësimi në BE dhe në NATO, garanci për stabilitetin e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar për aktivitetet dhe takimet e zhvilluara në kuadër të Samitit të tetë të Komunitetit Politik Evropian në Jerevan, përcjell KosovaPost.

Ai ka njoftuar se në kuadër të këtij samiti ishte pjesë e dy paneleve të rëndësishme, “European Coalition Against Drugs” dhe “Reinforcing Democratic Resilience and Addressing Hybrid Threats”, si dhe zhvilloi një sërë takimesh me liderë të shteteve pjesëmarrëse dhe përfaqësues të institucioneve euro-atlantike.

“Pata kënaqësinë të takoj e bisedoj me miq si Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte, shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së Kaja Kallas, kryeministri i Kroacisë Andrej Plenković, kryeministri i Luksemburgut Luc Frieden, kryeministri i Finlandës Petteri Orpo, Princi Albert II i Monakos, e po ashtu liderë shtetesh me të cilat synojmë të lidhim marrëdhënie diplomatike si presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy”, ka shkruar Kurti.

Në postimin e tij, Kurti ka theksuar përkushtimin e Republika e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik, duke e cilësuar anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe në NATO si domosdoshmëri për stabilitetin dhe sigurinë afatgjate në rajon, si dhe për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

Ai ka shtuar se njohja e Kosovës nga vendet që ende nuk e kanë bërë një gjë të tillë, si dhe avancimi i statusit të saj në shtet kandidat për anëtarësim në BE, janë hapa të nevojshëm që duhet t’i paraprijnë një procesi të bazuar në merita.