Kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me lansimin e shërbimit digjital për regjistrimin e të porsalindurve, i cili ka nisur të hënën në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Përmes një postimi në Facebook, Kurti theksoi se qytetarët nuk do të kenë më nevojë të lëvizin nga një institucion në tjetrin për të përfunduar procedurat e regjistrimit të fëmijës pas lindjes.
“Të dhënat për të porsalindurin dhe prindërit regjistrohen në mënyrë digjitale përmes tabletit dhe më pas barten automatikisht në sistemet përkatëse që nga institucioni shëndetësor. Këto të dhëna integrohen në sistemin shëndetësor, regjistrin civil, skemat e benefiteve për fëmijë dhe lehona, si dhe në institucionet e tjera relevante, duke eliminuar nevojën për dokumente fizike dhe aplikime të ndara”, ka shkruar Kurti.
Ky shërbim është pilotuar fillimisht në Gjilan dhe Ferizaj, ndërsa tashmë ka nisur zbatimi në Prishtina. Sipas tij,së shpejti pritet të zgjerohet edhe në Prizren dhe Vushtrri, për të vazhduar më pas në Gjakovë, Pejë dhe në gjithë territorin e vendit.



Të tjera
Rritet buxheti për Komitetin Paralimpik të Kosovës për vitin 2026
Këto janë simptomat që paralajmërojnë për atak kardiak te femrat
Arteta e paralajmëron Simeonen: Në fushë si bisha