Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, në vazhdën e hetimeve intensive lidhur me rastin për veprën penale ‘‘’Mashtrimi kompjuterik’’, sipas nenit 277/K, sipas të Ligjit nr.08/L-188 për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr.06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet gjermane, është mundësuar identifikimi dhe sekuestrimi i pasurisë që dyshohet se është përfituar përmes veprimtarive kriminale.
Si rezultat i hetimeve të zhvilluara nga Prokurori i Shtetit, pasuria e sekuestruar, në vlerë rreth 100.000 (njëqind mijë) euro, dyshohet se buron nga veprimtaria e kundërligjshme e të dyshuarve. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është lëshuar urdhër ndalues për këtë pasuri, për të cilin janë njoftuar edhe bankat komerciale në Kosovë.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit, në veçanti të krimeve kibernetike.
Ndërkohë, Prokurori i çështjes pritet të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.



Të tjera
Shkarkohet drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës
Shtatë mënyra se si ta menaxhoni astmën
Maqedonci dhe Sveçla në SAHA EXPO, synohet rritja e marrëdhënieve në sektorin e mbrojtjes