Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci bashkë me ministrin e Mbrojtjes të Turqisë, Yaşar Güler, kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet dy qeverive, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e Ministrisë thuhet se Qeveria e Turqisë do të mbështesë Qeverinë e Kosovës me 200 milionë lira turke, me qëllim fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe avancimin e mëtejshëm të saj institucional e professional.
“Ky bashkëpunim reflekton qartë nivelin e lartë të marrëdhënieve tona dhe vullnetin e përbashkët për t’i çuar ato edhe më tej në shërbim të paqes dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Nëntë cepat më të papastër të shtëpisë tuaj
Papa Leoni sërish i përgjigjet Trumpit: Misioni ynë është predikimi i paqes
SHBA-ja propozon rezolutë në OKB për lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit