Ushtruesja e detyrës së shefes së Zyrës së BE-së në Kosovë, Eva Palatova, tha se mesazhi kryesor për Kosovën në Ditën e Evropës, është integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian.
Në një deklaratë për Kosovapress, ajo tha se BE-ja pret që në Kosovë të ketë kompromise politike për të përparuar drejt Unionit.
“Ne jemi të bashkuar në diversitet. Të gjitha shtetet anëtare dhe vendet e kontinentit evropian. Dhe mesazhi për Kosovën është: ne duam që ju të jeni pjesë e këtij Bashkimi Evropian. Pra, ne jemi këtu prej shumë vitesh, që nga viti 1999, me mbi 25 vite mbështetje për Kosovën, financiare, politike dhe mbështetje për reforma. Dhe duam që Kosova të vazhdojë në rrugën evropiane. Duam të shohim kompromise këtu, një udhëheqje politike që bën kompromise politike në mënyrë që ju të përparoni në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, tha Palatova.


Të tjera
Lëngu i panxharit pastron mëlçinë dhe ul presionin e gjakut
Trump premton ndihmë për Venezuelën, pas tërmeteve që vranë dhjetëra persona
Këto janë pesë ushqimet që parandalojnë migrenën