Ish lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Kampionat Botëror – Ekonomia Online

Ish lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Kampionat Botëror

Ish lojtari i Kombëtares së Kosovës, Besfort Zeneli, është ftuar nga Kombëtarja e Suedisë për ndeshjet e Kampionatit Botëror.

Kombëtarja suedeze, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar, ndërsa në sy bie emri Zenelit, i cili më herët kishte veshë fanellën e Dardanëve.

Pjesë e listës gjithashtu janë edhe yjet e futbollit evropian si Aleksander Isak i Liverpoolit dhe Viktor Goykeres i Arsenalit.

Kujtojmë që Kampionati Botëror do të fillojë më 11 qershor ku ndeshja hapëse e kampionatit do të jetë mes Meksikës dhe Afrikën e Jugut.