Artistja e re nga Tetova, Era Emurli, duket se është përfshirë në një “konflikt” të vogël në rrjetet sociale me reperen shumë të suksesshme të estradës shqiptare, Tayna.
E gjithë situata nisi pasi Era ishte e ftuar së fundmi në emisionin “R Studio” në Radio Dukagjini të drejtuar nga Fis Juniku, ku performoi live këngën e saj “Shok e 1 shish”. Videoja e performancës u shpërnda më pas edhe në rrjetet sociale, ku mori vëmendje të konsiderueshme nga ndjekësit.
Foto: R Studio/TikTok
Megjithatë, Era Emurli nuk ka reaguar publikisht ndaj këtij komenti, të paktën deri tani. Ndërkohë, me një kërkim në TikTok, postimi ku ishte bërë komenti duket se është fshirë, duke e bërë të pamundur verifikimin e mëtejshëm të reagimeve në të njëjtën video.
Pavarësisht kësaj zhurme, Era Emurli po vazhdon të shijojë një moment të mirë në karrierë, teksa po merr vëmendje me EP-in e saj të parë “7 Hije’t”, projekt që e ka prezantuar si një emër të ri në skenën e repit dhe urbanit shqiptar.




Të tjera
Çfarë duhet të konsumoni për jetëgjatësinë e trurit
Sami Lushtaku me postim: I përgjigjem institucioneve për dallim prej Albin Kurtit, Prokuroria të mos instrumentalizohet
Kos: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën