Barcelona po përgatitet t’i thotë lamtumirë Robert Lewandowskit.
Sipas mediave spanjolle, gjithçka tregon se përshëndetja e fundit mund të vijë të dielën në mbrëmje në “Camp Nou”, në ndeshjen e fundit të Barcelonës ndaj Real Betis.
Sulmuesi polak ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, por në Spanjë ka një bindje gjithnjë e më të fortë se ai do të largohet nga klubi, me të cilin luan që nga viti 2022.
Ndërkohë, rritet mundësia që destinacioni i tij i radhës të jetë Arabia Saudite. Klubi katalanas ka tentuar ta bindë të qëndrojë, por përpjekjet nuk kanë dhënë rezultat.
Dy oferta konkrete janë në tavolinë, por në krye të garës qëndron Al Hilal i drejtuar nga Simone Inzaghi.
Sipas mediave polake, klubi saudit i ka ofruar Lewandowskit një kontratë spektakolare prej rreth 90 milionë euro në sezon, një shifër që ai dhe përfaqësuesit e tij po e shqyrtojnë seriozisht.
Lewandowski pritet të analizojë të gjitha opsionet para se të marrë vendimin final.
Duket se po mbyllet kështu edhe kapitulli i interesit të Milanit dhe Juventusit, që e kishin parë polakun si një zgjidhje për sulmin e tyre, falë golave dhe përvojës së tij.



Të tjera
Çfarë duhet të konsumoni për jetëgjatësinë e trurit
Sami Lushtaku me postim: I përgjigjem institucioneve për dallim prej Albin Kurtit, Prokuroria të mos instrumentalizohet
Kos: Nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën