Ancelotti ia bën “qejfin” brazilianëve, mund të ftohet Neymari te Brazili për Kampionatin Botëror – Ekonomia Online

Ancelotti ia bën “qejfin” brazilianëve, mund të ftohet Neymari te Brazili për Kampionatin Botëror

Vetëm pak javë më parë, e ardhmja e Neymar me kombëtaren e Brazilit dukej mjaft e pasigurt.

Sulmuesi brazilian, i goditur nga dëmtimet e shumta dhe larg fushave që prej lëndimit serioz të pësuar ndaj Kombëtares së Uruguait, konsiderohej jashtë planeve të stafit teknik të Seleçaos.

Sipas raportimeve të ESPN Brazil, trajneri italian Carlo Ancelotti ende nuk ka marrë vendimin përfundimtar, por Neymar tashmë konsiderohet një opsion real për listën finale të Brazilit, transmeton Klankosova.tv.

Ancelotti dëshiron të analizojë deri në fund çdo aspekt që lidhet me yllin brazilian, përfshirë gjendjen fizike, ndikimin teknik në lojë dhe rolin që mund të ketë brenda grupit në dhomat e zhveshjes.

Ekziston edhe shqetësimi se prania e tij në grup pa një rol të qartë mund të ndikojë në ekuilibrin e skuadrës.

Vendimi përfundimtar pritet të bëhet publik me shpalljen zyrtare të listës së Brazilit për Botërorin 2026.