Sot do të zhvillohet finalja e madhe e FA Cup, ku përballë njëra-tjetrës do të jenë Manchester City dhe Chelsea.
Ndeshja pritet të nisë nga ora 16:00 dhe do të luhet në stadiumin legjendar Wembley Stadium, aty ku pritet një atmosferë elektrizuese dhe një spektakël i madh futbollistik, transmeton Klankosova.tv.
Chelsea e sheh këtë përballje si mundësinë ideale për të shpëtuar një sezon zhgënjyes, pasi “Blutë” kanë dështuar të sigurojnë kualifikimin në garat evropiane për edicionin e ardhshëm.
Në anën tjetër, Manchester City synon të mbyllë sezonin me të paktën një trofe madhor.
Atmosfera në Londër pritet të jetë e jashtëzakonshme, pasi finalja e FA Cup vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe më të ndjekura në futbollin botëror.



Të tjera
Sjellje “të papëlqyeshme” që nuk duhet assesi t’i bëjmë në rrugë
Ancelotti ia bën “qejfin” brazilianëve, mund të ftohet Neymari te Brazili për Kampionatin Botëror
KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje