231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja janë nisur sot drejt Mekës dhe Medinës për kryerjen e haxhit, kushtit të pestë të Islamit, përcjell KosovaPost.
Në përcjellje të tyre ishin zyrtarë nga Bashkësia Islame e Kosovës si dhe familjarë të shumtë, të cilët u uruan udhëtim të lehtë dhe haxh të pranuar.
Ky është grupi i tretë që këtë vit udhëton drejt vendeve të shenjta, ndërsa gjatë dy ditëve në vijim pritet të nisen edhe katër grupe të tjera nga Kosova.



Të tjera
Çfarë ndodh nëse qëndroni 20 minuta çdo ditë me këmbët lart në ajër
Kurti thirrje mërgatës: Regjistrohuni për të votuar, afati po përfundon
Sa kafe në ditë mund të pijë një person që vuan nga tensioni i lartë?