Kandidati pë kryeministër Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim në Lipjan se numri 116 do të mbetet i njëjtë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa ka parashikuar rritje të mbështetjes nga 51.1% në 60% ose më shumë.
Kurti tha se Qeveria Kurti 3 ka miratuar ligjin për çmimet tavan të produkteve bazë, pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik dhe buxhetin prej 4 miliardë eurosh.
Postimi i plotë:
Para qytetarëve të Lipjanit, të cilët nuk do ta ndërrojnë dorën më 7 qershor, fola për ligjet që kemi miratuar për pak javë si Qeveri Kurti3.
Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë e votuam në të dy leximet, dhe ashtu siç e premtuam e bëmë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, gjithashtu e kemi votuar edhe buxhetin prej 4 miliardë euro.



Të tjera
Avokado, burim i vitaminave dhe mineraleve të rëndësishme për fëmijët
Një portokall në ditë do ta mbajë trurin të ri
“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup