Kandidati pë kryeministër Albin Kurti, ka deklaruar në një tubim në Lipjan se numri 116 do të mbetet i njëjtë edhe në zgjedhjet e 7 qershorit, ndërsa ka parashikuar rritje të mbështetjes nga 51.1% në 60% ose më shumë.
Kurti tha se Qeveria Kurti 3 ka miratuar ligjin për çmimet tavan të produkteve bazë, pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik dhe buxhetin prej 4 miliardë eurosh.
Postimi i plotë:
Para qytetarëve të Lipjanit, të cilët nuk do ta ndërrojnë dorën më 7 qershor, fola për ligjet që kemi miratuar për pak javë si Qeveri Kurti3.
Ligjin për çmimet tavan për produktet bazë e votuam në të dy leximet, dhe ashtu siç e premtuam e bëmë edhe pagën e 13-të për punëtorët e sektorit publik që marrin pagë nga buxheti i shtetit, gjithashtu e kemi votuar edhe buxhetin prej 4 miliardë euro.



Të tjera
Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s parashikohen të kalojnë 1.8 trilion dollarë në vitin 2026
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma