Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit, Bedri Hamza, tha se qytetarët e Kosovës po përballen me sfida serioze, të cilat kërkojnë trajtim serioz dhe përgjegjësi institucionale.
“Qytetarët tanë po përballen me sfida serioze, dhe seriozisht do t’i trajtojmë një nga një.
Nga rritja e pagave dhe pensioneve, te investimet në shëndetësi, arsim e infrastrukturë, për më shumë zhvillim, mirëqenie dhe dinjitet për secilin qytetar”, shkroi Hamza në një postim në Facebook.
Ai bëië thirrje edhe për një kulturë tjetër politike në vend, duke theksuar se respekti dhe bashkëpunimi janë mënyra e vetme për të çuar Kosovën përpara.



Të tjera
Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s parashikohen të kalojnë 1.8 trilion dollarë në vitin 2026
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma