Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike do të lanson sot Platformën e Trajnimeve për Siguri Kibernetike për Shërbyesit Civil, një iniciativë që synon ngritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë digjitale.
Në ngjarjen që nis në ora 09:30 do të marrin pjesë kryeministri në detyrë Albin Kurti, ministri i Digjitalizimit dhe Administratës Publike Lulëzon Jagxhiu, si dhe i ngarkuari me Punë në Ambasadën e Luksemburgut në Kosovë Eric Dietz.
Sipas njoftimit, platforma është krijuar për të ofruar trajnime profesionale dhe praktike për shërbyesit civilë, me fokus në identifikimin e kërcënimeve kibernetike, mbrojtjen e të dhënave dhe përdorimin e sigurt të sistemeve teknologjike.
Ky projekt vlerësohet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të sigurisë kibernetike dhe avancimit të transformimit digjital në administratën publike të Kosovës.



Të tjera
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar
Kreu i MIT, Kalin: Partneriteti i fortë dhe marrëdhëniet e barabarta janë të një rëndësie kritike në NATO