Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ditëve të fundit një numër i telefonit në WhatsApp po e keqpërdor emrin e tij.
Ai, ka lutur qytetarët se kushdo që kontakton me ta në emrin e tij mos të bien pre e mashtrimeve.
Postimi i tij i plotë:
Të dashur qytetarë,
Tani kuptova se ditëve të fundit ky numër telefoni në whatsApp qenka duke keqpërdorur emrin tim me biseda inkriminuese dhe diskredituese.
Ju lutem, kushdo që kontakton me ju në emrin tim, mos bini pre e mashtrimeve.



Të tjera
Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s parashikohen të kalojnë 1.8 trilion dollarë në vitin 2026
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma