Pas ndalimit nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut të një autobusi nga Shqipëria me studentë shqiptarë për të kaluar kufirin, kanë reaguar organizatorët e protestës në Shkup.
Njëri prej organizatorëve, Mevlan Ademi ka kërkuar që studentëve shqiptarë menjëherë t’u lejohet qakullimi në pikën kufitare.
“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme!”, ka shkruar Ademi.
Ndryshe, protesta e studentëve shqiptarë në Shkup do të mbahet prej orës 16:30 dhe në të pritet të marrin pjesë student e qytetarë të shumtë nga Kosova e Shqipëria. /



Të tjera
Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por duhen reforma
Trajneri i Egjiptit i ashpër: Ndeshja ishte e manipuluar
Kreu i MIT, Kalin: Partneriteti i fortë dhe marrëdhëniet e barabarta janë të një rëndësie kritike në NATO