Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu ka reaguar pasi është mbyllur afati për regjistrim të mërgatës për të votuar nga jashtë vendit, përcjell KosovaPost.
Ajo ka thënë se mërgata e ka thyer rekordin me mbi 142 mijë aplikime për të votuar.
Postimi i plotë:
Mërgata e theu rekordin
Mbi 142 mijë aplikime për votim nga jashtë vendit janë dëshmi se Kosova nuk mbaron në kufijtë e saj.
Ajo jeton kudo ku qytetarët e saj e mbajnë me dashuri dhe me dinjitet.
Pjesëmarrja është një nga mënyrat më të bukura për ta vazhduar kontributin për Kosovën.
Falemnderit nga zemra



Të tjera
Mosha dhe komplimentet
Shpenzimet e mbrojtjes të NATO-s parashikohen të kalojnë 1.8 trilion dollarë në vitin 2026
5 punët e shtëpisë që mund t’i bëjnë fëmijët e vegjël